New Videos from Youtube

Kerko

Portieri me budalla ne bote..[VIDEO]

Shikoni si e pret topin ky portier..E pabesueshme [VIDEO]

“Shteti” me 11 banorë që përdor himnin tonë kombëtar dhe që pohon se e ka njohur Kosovën (Video)


Në rite, tradita, zakone apo afërsi gjeografike nuk ka asgjë të përbashkët me Shqipërinë. Përveç emrit, ka edhe himnin e ngjashëm me atë të Shqipërisë.


Gjithsesi, këtë lidhje e ka bërë që në vitin 1977 ai që e krijoi, Kevin Baugh. Në këtë vit ai shpalli micronation (minikomb), të cilin e quajti më vonë Republika e Molosëve.
Me burime të limituara informatike, Kevin Baugh qeveris duke përdorur si monedha zhetonët e pokerit që quhen Valora. Ajo që të bën më shumë çudi është fakti se Molossia përdor si himn të republikës së tij një version të përpunuar të himnit tonë kombëtar.
Presidenti aktual, Kevin Baugh, drejton vendin me vetëm 11 banorë, është i martuar, ka dy djem dhe Zonjën e Parë, dy mace e tre qen dhe një kalë. Njëkohësisht ai kryen edhe detyrën e ministrit të Jashtëm. Republika e Molosëve ka një Deklaratë, ku thuhet se ajo është një nga vendet e para në botë që ka njohur pavarësinë e Kosovës, një ditë pasi Prishtina zyrtare e shpalli.
Presidenti i saj, i cili e quan veten edhe mbret, megjithëse ajo është republikë, e shpalli këtë ‘micronation’, e njohur më pas si Republika e Madhe Vuldstein, më 1997. Molossia e konsideron veten si vend mik, megjithëse ajo është shpallur katërmbëdhjetë vjet më pas Republikë e Molossias, që në shqip thirret “Myzeqe”. Emri Myzeqe vjen nga një zonë fushore mjaft e begatë në pjesën perëndimore të bregdetit Adriatik, një fushë e madhe pjellore mes Lushnjës dhe Fierit. Banorët e kësaj zone thirren “myzeqarë”.
Në historinë e toponomastikës shqiptare Myzeqeja zë një vend të rëndësishëm. Unaza e bukurisë në universin e larmishëm të natyrës së kësaj fushe, e cila quhet dhe “hambari i Shqipërisë”, padyshim që është manastiri i Ardenicës, në Kolonjë, Lushnjë, që gjendet në pikën më dominuese të kësaj zone

Shiko videon me poshte:

Vjedhje në Prishtinë, njëkohësisht edhe rrahje!

Vjedhjet nuk kanë të ndalur, megjithëse as dajaku nuk ka te ndalur. Në këtë video do të shihni se si një person hyn për të vjedhë për herë të dytë, në një nga dyqanet e garderobës në Prishtinë, por dicka nuk shkoi me të? ... U diktua!!!  /KanaliSHQIP/

















Shqiponja rrëmben një femijë?

Me siguri se shumë nga ju e keni shikuar një video të publikuar në Youtube, ku shfaqet një shqiponjë duke iu vërsulur një fëmije, duke menduar se është nje pre e saj. Por, fatmirësisht fëmija shpëtohet nga babai i saj, qe ishte pak metra më tutje. Por a e keni pyetur veten, a është vertetë kjo qe po shihni në video? Si mund një shqiponjë të sulmoj një fëmijë afër prindërve të tyre pa u pasur frikën?. Shumë nga ju e keni besuar, por mos u shqetësoni, sepse video e gjitha është e montuar nga studentë profesionistë. Tre studentët nga Fakulteti i Animacioneve nga SHBA-të, e kanë montuar këtë video duke e bërë shumë reale për publikun. Natyrisht, fakulteti i ka shpërblyer me medalje dhe bursë.

Luani sulmon fëmijën

Mbreti i kafshëve Luani. Ishte ditë me fat për vizitorët që kjo kafshë e tmerrshme, qëndronte i mbyllur në xhamin e blinduar, se po te ishte i lirë, pa dyshim se do ti bënte copa ata. Një vajzë e vogël që kishte ardhur me prindërit e saj për ta shikuar luanin, argëtohej me të, por si duket luanit nuk i pëlqejnë lojërat! /KanaliSHQIP/

Vali Corleone me motorrin e tij R6 ne tunelin e Kalimashit ben super xhiro cmendurie !!!


Shiko videon

Të gjithë ne e kemi nga një të ngjashëm diku !?

Në shikim të parë këto duket se janë portrete binjakësh. Por, nëse i sheh me shumë vëmendje, zbulohet sekreti.

Ata nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, por fotografja kanadeze Francois Brunelle ka studiuar fytyrat njerëzore dhe na ka sjellë këto portrete për të na treguar se të gjithë e kemi një binjak diku.
Nuk lidhemi nga gjaku por pamja është shumë e përafërt. Na kontaktoni nëse edhe ju e keni kopjen e juaj dhe do t'iu publikojmë afër këtyre "binjakëve". /KanaliSHQIP/



Nga Franca: Lisandro Lopez lojtar i Juves ?!


Nga Franca: Lisandro Lopez lojtar i Juves ?!

Tani vjen lajmi nga Franca, sipas gazetave edhe disa thashethemeve te fundit Lisandro Lopez eshte pothuajse lojtar i Juventusit.

Perkunder paraqitjeve te mira, Lopez eshte i gatshem te largohet nga Lyon sepse kerkon te transferohet ne nje klub me te madhe siq eshte Juventus. Gazetat shkruajn se Juventus ka aritur marreveshje me Lyon per Lisandron, por a eshte e vertet kjo pritet te shihet ne ditet ne vijim./KanaliSHQIP - per Juventus FC Club Kosova (Official)/
Shikoni videon ne katrorin ne anen e majte

Gënjeshtrat për meshkujt në të cilat femrat besojnë

Disa mendime për meshkujt, kur kemi të bëjmë rreth marrëdhënies së tyre me gjininë e bukur, aq shumë janë personalizuar, e në - fakt nuk kanë të bëjnë fare me realitetin. Kështu meshkujt kanë vendosur të flasin dhe t'i shkatërrojnë pesë mitet më të mëdha që kanë të bëjnë me ta, në të cilat edhe sot e kësaj dite besojnë femrat.

Cilat janë të pavërtetat që kanë të bëjnë me meshkujt, e që për fat të keq për shumicën e femrave edhe sot e kësaj dite janë të besueshme.

Nuk do t’ju respektojnë nëse në takimin e parë flini me të 
E vërteta është krejt e thjeshtë dhe krejt ndryshe, pa marrë parasysh nëse kemi të bëjmë me takimin e parë, apo me atë të njëqindtë. Seksi, përkatësisht shtyrja e tij nuk ndikon në të nëse do të ju respektojë mashkulli, apo jo. Nëse ju sillni mendime të tilla për veten tuaj, çfarë do të mendojnë të tjerët për ju atëherë? Kjo nuk është diçka që do ta dëshironit. Do të mund të pikëlloheshit.

Meshkujt e pëlqejnë gjuetinë 
Është saktë se meshkujt pëlqejnë të jenë gjuetarë, sepse një gjë e tillë edhe pritet nga ata. Për gjininë e fortë nuk ka situatë më stresuese se kur duhet t'i afrohen femrës, duke marrë parasysh poshtërimet dhe refuzimet që mund t'i bëhen. Prandaj, femra, ndaloni të jini preja dhe lirisht mund të shndërroheni në gjuetarë. Për djemtë, ky do të jetë një lehtësim.

Mashkulli mund të jetë mik me një femër pa dëshirën për të bërë seks me të 
Një nga debatet më të shpeshta është pikërisht ky. A është e mundur shoqëria mashkull-femër pa pasion? Përgjigjja është: shumë e vështirë dhe pothuajse e pamundur. Meshkujt e kanë të vështirë ta ndajnë pasionin dhe shoqërinë. Tërheqja mendore dhe ajo fizike gjithsesi ndikojnë në mënyrën e tyre të të menduarit, por një gjë të tillë ata kurrë nuk do të jua pranojnë. Mirëpo, mos u brengosni, sepse kjo nuk do të thotë se do ta bëjnë një gjë të tillë.

Meshkujt i pëlqejnë befasinë 
Edhe pse një dekolte e thellë, një fustan i shkurtër, peshqiri i lidhur për bel pas dushit gjithsesi se mund ta zgjojnë imagjinatën mashkullore, prapëseprapë ata i pëlqejnë gjërat konkrete. Trupi i femrës vlen ar, nëse dëshironi ta befasoni, mos u fshihni nën rrobat tuaja, por dhuron i 100% të vetes tuaj, pa rroba.

Meshkujt kanë frikë nga femrat e pavarura 
Kjo e pavërtetë sidomos nuk vlen për meshkujt më të rinj se 40 vjeç. Ata pëlqejnë të shoqërohen, njihen, punojnë dhe të jenë në lidhje me femrat e forta dhe të pavarura. Një partner me vetëbesim do të jetë krenar në partneren e tij të fortë e të pavarur dhe kurrë nuk do të mendojë se po e humb burrërinë. 

WomanWeb, shërbim social veç për femra!

Nëse keni nevojë për qasje në një “klub” vetëm me femra, në të cilin mund të krijosh mikesha dhe të ndash rrëfime me ato, atëherë WomenWeb.com mund të jetë vendi i preferuar për ju.

Faqja e lansuar të hënën, WomenWeb.com lidh të gjitha rrjetet sociale në një vend të vetëm, duke përfshirë llogaritë e Twitter, Instagram, Pintrest, Google+, YouTube dhe Facebook.
Me këtë informacion, ju mund t’i shihni njoftimet dhe “pëlqimet” e të tjerëve. Gjithashtu, faqja mundëson edhe vizitën e “dhomave të chat’it”, leximin e horoskopit, shikimin e hartave të Foursquare me anëtarët tjerë dhe jo vetëm. Së shpejti, faqja do të mundësojë edhe krijimin e RSS dhe pranimin e ofertave ditore, gjithashtu.
WomenWeb do të jetë në dispozicion në kompjuterë, tablet dhe telefona të mençur mobil. /

10 femrat më të bukura në botë.

Aktorja nga India, Aishwarya Rai, është zgjedhur e para në një sondazh të realizuar enkas për të zgjedhur femrën më të bukur nga fytyrat e ekranit anekënd botës.
Këngëtarja Beyonce ka zënë vendin e 19-të në këtë listë, përpara saj gjendet aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez (18), pastaj modelja Alessandra Ambrosio (16), aktorja Jessica Alba (15), modelja Candice Sëanepoel (13) dhe aktorja Mila Kunis (11).
Në dhjetë vendet e para gjendet e dashura e Cristiano Ronaldos, modelja ruse Irina Shayk (9), pastaj aktorja Megan Fox (8), modelja Miranda Kerr (7) dhe aktorja turke Tuba Buyukustun (6).
E famshmja Angelina Jolie gjendet në vendin e katërt, ndërsa vendi i tretë i takon supermodeles Adriana Lima. Aktorja turke Nurgul Yesilçay është votuar e dyta, menjëherë prapa bukuroshes Aishëarya Rai.
Femrat më të bukura në botë:
1.Aishwarya Rai
2.Nurgul Yesilçay
3.Adriana Lima
4.Angelina Jolie
5.Mahlagha Jaberi
6.Tuba Buyukustun
7.Miranda Kerr
8.Megan Fox
9.Irina Shayk
10.Doutzen Kroes

Shiko lajme te tjera me poshte

Gjarpëri 3 metra në avion, panik mes pasagjerëve

Një skenë tipike për filmat hollivudian ka ndodhur në bordin e avionit Qantas që udhëtonte nga Cairns, Australia veri-lindore në Port Moresby, Guinea e Re. 

Pasagjerët janë tmerruar kur kanë parë një piton tre metra të gjatë, të ngjitej në një krahë të avionit dhe ka qëndruar atje për gjatë gjithë fluturimit që ka zgjatur 2 orë. Zvarraniku është pikasur menjëherë nga pasagjerët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë personelin, ndërkohë që kanë fotografuar dhe filmuar të gjithë ngjarjen. Pas mbërritjes në destinacion, pitoni është gjetur i ngordhur, por ende i mbërthyer pas krahut të avionit. Sipas ekspertëve pitoni ishte i species ametistina, që zakonisht fshihen në ambiente të mbyllura në pritje të presë.

Ndiq videon me poshte

Gabimet fatale të shoferëve

Shikoni gabimet më fatale të shoferëve në rrugët e mbarë botës.

Si duket patent shoferin e kanë marrë në Kosovë! /KanaliSHQIP/ 

Dhia që e priti trenin

Shpeshherë ndodh që kafshët të përfshihen në situata qesharake, ndërsa në një stacion në Zvicër është fotografuar një dhi duke “pritur” trenin. Punëtorët në stacionin hekurudhor ishin habitur kur e kanë vërejtur dhinë duke qëndruar e qetë në stacion. Ajo nuk ishte frikësuar aspak kur i ka parë, sikur të ishte një ‘pasagjere’ e rregullt. “Nuk e dimë si ka shkuar në stacion, por tani gjendet në fermë, në vend të sigurt”, ka thënë një zëdhënës policie. Dhia është dërguar te pronari falë një çipi që e ka pasur nën lëkurë. /KanaliSHQIP/

13-vjeçari me Mercedes nëpër Evropë


Një 13-vjeçar iku nga prindërit që e kishin adoptuar në Itali dhe u nis në rrugë për në vendlindjen e tij, Poloni, edhe atë me Mercedes. Gjatë udhëtimit dyditor, djaloshi arriti të tejkalojë portat e pagesave nëpër autostrada dhe dy ‘kufij’ ndërkombëtarë duke udhëtuar nëpër Italinë veriore, Austri dhe gjysmën e Gjermanisë. “Ai duket si 16-vjeçar. Ka arritur të marrë karburant dhe të kalojë dy kufij. Është e pabesueshme”, ka thënë Eleonora Spadati, një përfaqësuese e karabinierëve. Siç transmeton AFP, djaloshit i ka munguar vendlindja e tij dhe ka dashur ta shohë motrën biologjike. Megjithatë, policia gjermane e ka ndalur atë vetëm 200 kilometra larg kufirit me Poloninë. /KanaliSHQIP/

Qeni mëson qenin si të zbresë nga shkallët (Video)

Një qen i vogël nuk ka pasur vështirësi që të ngjitet shkallëve, mirëpo problemet për të kanë filluar kur është dashur që të zbresë poshtë. Mirëpo, fatmirësisht, aty ishte një qen më i madh për ta inkurajuar dhe për t’i treguar se si duhet të zbresë. E gjitha është xhiruar dhe është hedhur në YouTube.../KanaliSHQIP/

Helikopteri aksidentohet dhe ndahët në dysh!

Në kamerat e marinës amerikane, publikohet një video që trondit fushën e aviacionit. Një helikopter duke u ulur në një aeroplanmbajtëse, aksidentohet dhe ndahet në dysh nga një rrjetë metalike. Se a është gabim i pilotit apo gabim teknik i helikopterit, mbetët të shihet gjatë videos...
/ KanaliSHQIP

Momentet më qesharake në futboll

Pa dyshim se edhe në Kosovë futbolli shikohet në një masë bukur të madhe, andaj sa për t'iu relaksuar ditën, kemi publikuar disa momente mjaftë qesharake nga futbolli. Ndiqni me vëmendje dhe shkrihuni së qeshuri..
KanaliSHQIP.

Ndjekje atraktive nga policia

Policët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vërtetë kanë një punë të madhe dhe të lodhëshme në ndjekje të shkelësve të ligjit.
Ngjarja xhirohet nga policia ajrojre, e cila është në ndjekje të një personi i cili besohet se ka prishur rendin në komunikacion dhe si duket i ka punët pisk me organet e rendit.
Për më tepër, shikoni videon.. / KanaliSHQIP.

Policia Speciale Federale arreston Policët Anti-Drogë

Shikoni turpin e shtetit meksikan. Në një intervenim, dy divizionet e policisë meksikane si duket harrojnë se për cka janë thirrur dhe fillojnë të përleshën njëra me tjetrën, dhe si pasojë vie deri tek arrestimi i disa policëve të anti-droges. Për më tepër ju flet video.. / KanaliSHQIP

Panik në rrugët e Norfolkut: Menduan se qeni është luan!


Një qen “hibrid” i krijuar nga përzierja e racës së labradorit dhe qimedredhurit, ka shkaktuar panik në rrugë, pasi njerëzit mendonin se nga kopshti zoologjik është arratisur luani. Policia në qytetin e Norfolkut, në shtetin amerikan të Virxhinias, ka marrë një numër të thirrjeve nga qytetarët të cilët pretendonin se rrugëve po endet një luan.
Policia menjëherë kontaktoi kopshtin zoologjik, nga ku u tha se luanët janë në numër. Më vonë doli se konfuzionin në mesin e qytetarëve e ka shkaktuar qeni me emrin Charles Monarku.
Daniel Painter, pronari këtij qeni, ka thënë se e ka qethur qenin që të duket si maskota e Univeristetit Old Dominion. Ai pranoi se disa njerëz mendojnë që qeni i tij është luan.
"Unë u them se është përzierje e labradorit dhe luanit. Shumica besojnë”, ka thënë ai.
Charles Monarku e ka faqen e tij në rrjetin social Facebook, ku deri tash ka mbledhur mbi 23 mijë pëlqime (like)

Kush ja ka ndryshuar jeten Messi-t?


Leo Messi : "Thiago me ka ndryshuar jeten" Sulmuesi i Barcelones,Lionel Messi ka pranuar se ardhja e djalit te tij,e ka ndryshuar jeten e futbollistit me te mire ne bote. Ne nje interviste per 'France Football',Messi gjithashtu ka folur edhe per jeten e tij personale.Nje teme ishte lindja e djalit te tij,Thiago. "Me ardhjen e Thiago's,jeta ime ka ndryshuar.Une nuk jam me i njejti.Kur ju te keni nje femij,nuk do te mendoni ne te njejten menyre,si perpara." - ka pranuar Leo Messi "Une zgjohem naten per ate dhe i jap biberonin.Une sillem si cdo baba normal,qe e do shum femijen e tij.Thiago eshte si cdo femij.Fle,ha dhe mbi te gjitha eshte i qete.Ashtu sic eshte babai i tij" - perfundoi Leo√

Cka thot Vali Corleone per Ryva Kajtazin (VIDEO)


Video fillon nga minuti 8:10 



Shikoni video te tjera me poshte

Vali Corleone Humor 2013




Shiko pjesen e dyte me poshte

Cristiano Ronaldo fyen rënd Messin


Cristiano Ronaldo fyen rënd në menyrë dëshpëruese lojtarin më të mirë të futbollit Lionel Messin, shikoni videon amatore, shikoni më  poshtë..

Milionerja punon si pastruese


Edhe pse është milionere, një grua kineze punon si pastruese për një pagë mujore prej 1420 juanëve (174 euro), për të dhënë një shembull për fëmijët e saj dhe për t’ua kujtuar atyre vlerën e vërtetë të parave.
Pasanikja nga qyteti perëndimor i Kinës, Wuhan, posedon pasuri prej miliona eurove, por ende punon për një pagë modeste.
“Dua të jem shembull për djalin dhe vajzën. Njerëzit mund të rrinë në shtëpi e të shpenzojnë para. Ata duhet të punojnë tërë jetën, ndryshe ndjehen të pavlerë”, thotë Yu Youzhen, për të cilën kolegët kanë fjalë të mira: se e kryen punën si duhet.
Fëmijëve ajo u ka thënë se nëse nuk punojnë, pasurinë do t’ia jap shtetit. Dhe, duket se ky kërcënim u kuptua mirë, pasi djali i saj po punon si shofer dhe udhëzues në zonën turistike Donghu për një pagë prej 2.000 juanëve (240 eurove), ndërsa vajza si nëpunëse në një institucion vendor për 3.000 juanë (360 euro) në muaj
kliko ne katrorin anash per te lexuar me shume

Çfarë thanë për Ronaldon, Iniestan dhe Messin?

Me 7 janar (e hënë) do të ndahet çmimi më i madh individual për futbollistë, ‘FIFA Topi i Artë’, ndërsa FIFA ka veçuar disa thënie për tre konkurruesit për këtë trofe, Cristiano Ronaldo, Andres Iniesta dhe Lionel Messi.
Për Cristiano Ronaldon
“Portugalia ka një ekip kombëtar të quajtur Cristiano Ronaldo dhe një grup lojtarësh që vrapojnë pas tij” – Carlos Queiroz.
“Cristiano është një fenomen. Stili i tij i lojës është unik. Ai është një lojtar që secilën ditë dëshiron të bëhet më i mirë se ditën paraprake. Është ambicioz, me aftësi të madhe për të shënuar gola dhe me një ndikim të madh në zhveshtore. Ai është sulmuesi më i madh që ndonjëherë ka veshur fanellën e Madridit” – Emilio Butragueno.
“Ai është një lojtar i pabesueshëm. Ne kemi një panteon të lojtarëve të mëdhenj, ndërsa Ronaldo padyshim që krahasohet me cilindo prej tyre. Megjithëse kishte talent natyral, në shumë mënyra ai e ka riprodhuar veten – ai është stërvitur dhe është stërvitur. Ai kishte një pjesë të Eric Cantonas në vete. Padyshim që ishte një vlerë e mirë për Madridin” – Sir Alex Ferguson.
“E njëjta gjë po i ndodh Ronaldos, sikur i ndodhi Beckhamit – njerëzit i kritikojnë sepse ua kanë zili që duken mirë. Por, për mua, Ronaldo është futbollisti ideal. Është i shpejtë, i gjatë, i mirë me kokë, teknikisht i mirë, ekzekuton mirë penaltitë dhe gjuajtjet e lira, dhe është një lider. Mendoj se Cristiano Ronaldo është një fenomen” – Ruud Gullit.
“Cristiano Ronaldo ka pasur probleme me formën në nivel ndërkombëtar për disa vite. Futbollisti më i mirë në botë, së bashku me Lionel Messin, dukej i frustruar dhe idhnak kur luante me Portugalinë. Mirëpo, pas disa ndeshjesh të shkëlqyera, Ronaldo filloi të luajë – të shënojë tre gola dhe ta sjellë Portugalinë në një gjysmëfinale të papritur. Është gjithmonë këndshëm të shohësh më të mirën e një superylli. Ai u ka dëshmuar bashkëkombësve të tij se meriton një monument në Lisbonë” – Diego Maradona (gjatë Euro 2012).
“Messi është një lojtar i shkëlqyer, por Cristiano absolutisht i llahtarshëm. Është futbollisti më i mirë në botë, sepse është lojtar më i kompletuar. Është i shpejtë, i fuqishëm, shënon gola, ka aq shumë kualitet dhe gjithmonë i ndihmon skuadrës në mbrojtje kur është nevoja. Ai është dhjetëshja e përsosur. Asnjëherë nuk kam parë një makinë të tillë fubtollistike. Futbolli ka ndryshuar shumë dhe dyshoj nëse lojtarët, si Pele, Di Stefano e Maradona, do ta bënin atë që e bën Cristiano me aq intensitet” – Nuno Gomes.

Për Andres Iniestan
“Padyshim Andres Iniesta. Nuk është aq vështirë të luash mirë dhe të fitosh tituj në një skuadër si Barcelona, por është ekipi kombëtar ku shihet klasi i vërtetë i një futbollisti. Kështu ka ndodhur me figurat, si Pele, Diego Maradona dhe Zinedine Zidane. Me Spanjën, Iniesta ka dëshmuar se është ndër më të mirët e të gjitha kohërave, prandaj e rangoj më lartë se Messi ose Ronaldo. Edhe pse dy të fundit kanë rekorde të jashtëzakonshme shënimi për klubet e tyre, ata ende nuk kanë fituar asgjë me Argjentinën ose Portugalinë, respektivisht” - Boris Becker (i pyetur se kush duhet ta fitojë Topin e Artë).
“Shtypi shpesh më pyet nëse është më i mirë Messi apo Ronaldo, por për mua diçka është shumë e qartë: Andres Iniesta është numër një. Ai është në gjendje të bëjë edhe gjëra shumë më të vështira në fushë. Është magjik me top dhe ka ndikim aq të madh” – David Silva.
“Për Iniestan nuk flitet aq shumë sa flitet për Messin, por unë do të dëshiroja që ai ta fitonte Topin e Artë. Ai e meriton atë për karrierën me Barcelonën dhe Spanjën dhe për virtytet e tij. Ai bën gjithçka si duhet: krijon raste ashtu si shumë pak munden dhe gjithashtu shënon rregullisht. Iniesta është një magjistar që gjithmonë di se çfarë të bëjë kur e ka topin” – Luis Fernandez.
“Ai është i ndriçuari, i prekur nga një shkop magjik. Ai krijon aq shumë respekt në fushë. Si dashamirës i futbollit, jam krenar që kam luajtur me të. Ai e bën dallimin dhe i bën gjërat që askush tjetër nuk mundet” – Sergio Ramos.
“E kam shikuar Iniestan dhe e kam kuptuar se, madje edhe në moshën time, mund të mësoj gjëra të reja” – Juan Roman Riquelme.
“Kur e ka topin, duket se gjithçka tjetër ndalon – sikur kamera po shkon në xhirim të ngadalësuar. Kemi luajtur bashkë që nga mosha 15-vjeçare dhe asnjëherë nuk e kam parë atë të luajë keq” – Fernando Torres.
Për Lionel Messin
“Nuk mund të krahasohet askush me Messin. Cristiano Ronaldo është një futbollist i madh njerëzor, por Messi është një marsian. Ai mund të vrapojë shumë më shpejtë me top sesa pa të. Duket sikur po luan një sport tjetër. Është thuajse e pamundur t’i bësh gjërat që ai i bën në atë shpejtësi” – Alfio Basile.
“Rekordi im qëndroi për 40 vite – 85 gola në 60 ndeshje – dhe tash e theu futbollisti më i mirë në botë. Jam i lumtur për të. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, gjigant. Është një profesionist aq i këndshëm dhe modest dhe shpresoj që të shënojë edhe një ose dy gola të tjerë në vitin 2012, në mënyrë që ta mbajë rekordin në 40 vitet e ardhshme. Është fantastik. Ai ka vetëm një defekt – që nuk luan për Bayern Munichun!” - Gerd Mueller (kur ia theu rekordin).
“Disa njerëz nuk e pëlqejnë Ronaldon se është futbollist i shkëlqyer, duket mirë dhe ka bërë seks me të gjitha ato femra. Njerëzit bëhen xhelozë. E vetmja gjë e keqe në jetën e Ronaldos është Messi. Po të mos ishte ai, Ronaldo do të ishte futbollisti më i mirë në botë për pesë vjet rresht” – Luiz Felipe Scolari.
“Akademia Mbretërore Spanjolle duhet të zbulojë një fjalë të re për të definuar atë që bën Messi në fushë” – Alejandro Sabella.
“Messi është një perëndi – si person dhe shumë më tepër si lojtar. Shpresoj që ai ta fitojë Kupën e Botës me Argjentinën. Për zotat e botës, krejt çfarë kërkoj është që t’ia jepni atë mundësi” –Samuel Eto’o.
“Sikur Michael Jordani në basketboll, Messi po e dominon sportin e tij. Shumë pak njerëz në histori kanë arritur t’i dominojnë sportet e tyre, siç kanë bërë Jordan dhe Messi. Më vjen keq për ata që përpiqen të konkurrojnë për fronin e Messit – është pamundur, ky djalosh është unik. Ai nuk shënon vetëm shumë gola, por shënon shumë gola të bukur, secilin më të mirë se tjetrin” – Pep Guardiola.

Sneijderin do te transferohet brenda 24 oreve


Drejtori i Galatasarayt, Bulent Tulun, ka pohuar se ai pret që e ardhmja e mesfushorit të Interit, Wesley Sneijder, të vendoset brenda 24 orëve.
Klubi nga Stambolli ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Interin për transferimin e holandezit dhe se është vetëm lojtari ai që duhet të vendosë.
“Në përgjithësi, mund të them se bisedimet kanë qenë pozitive, por ai ende nuk ka vendosur. Ai ka për të biseduar me familjen”.
“Sneijder do të marrë një vendim brenda 24 orëve. Mendoj se po shkon mirë, por unë nuk mund të them asgjë definitivisht. Shpeshherë, transferet që janë 99 përqind të përfunduara nuk ndodhin. Për këtë arsye, unë nuk po them asgjë. Brenda 24 orëve do të dihet gjithçka”, ka potencuar Tulun.
Sneijder nuk ka luajtur për Interin që nga shtatori për shkak të refuzimit për të rinovuar kontratën me zbritje të pagës. 
Kliko ne kutin anash per te lexuar me shume

Shqiperia ETNIKE ne vitin 2035?



Ekspertët e CIA-s, në 2035 trojet
shqiptare të bashkuara

Një hartë e hartuar nga një grup
ekspertësh dhe analistësh të dalë nga
CIA, GRU dhe burime të tjera
gjeostrategjike bashkon tokat
shqiptare në vitin 2035. Harta e proklamuar në disa media
amerikane dhe ruse nxjerr në
sipërfaqe bashkimin e Shqipërisë me
Kosovën, pjesët të Maqedonisë, si dhe
trevat shqiptare të Serbisë, Malit të Zi,
etj. Analiza dhe studimet për përgatitjen e
hartës janë bazuar në analiza dhe
studime speciale të shërbimeve
prestigjioze amerikane dhe ruse si CIA
dhe GRU, por edhe nga burimet e
rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare që merren me studime
gjeostrategjike, punimet e Zbigneë
Brzezinski, Samuel Huntington, etj. Harta e përgatitur parashikon edhe
ndarjen e Bosnjë - Hercegovinës
ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë. Ndarjet e reja do ta tronditin edhe
Evropën. Ndryshimet territoriale do të
fillojnë në Ishujt Britanikë, ku Skocia
do të deklarojë pavarësinë pas
referendumit në vitin 2013. Kjo do t'i
japë shtysë për bashkimin e Irlandës. Baskia dhe Katalonia si shtete të reja
do të deklarojnë pavarësinë
ngaSpanja duke marrë edhe një pjesë
të territorit francez. Kolapsi i multikulturalizmit do të fillojë
në Francë. Në pamundësi për të
asimiluar etnicitetin ndryshëm ish-
kolonial të ngjyrave të ndryshme, ajo
do të duhet të përdorë masa për
deportimin e tyre. Përqendrimi i lartë i grupeve islamike do të hapë një rrugë
për një rritje të shtetit islam arab në jug
të Francës. Lorraine mbi baza federale
do të bashkohet me Gjermaninë. Nga Belgjika më në fund do të ndahet
Flamania, e cila do të bashkohet me
Holandën. Fati i trishtuar do të pëspj Polonia, e
cila do të heq dorë nga Silesia,
Pomerania dhe Prusia, të cilat do të
jenë synime të marrëveshjeve midis
Berlinit dhe Moskës. Nga ana tjetër,
Moska gjithashtu nuk do të mund të mbajë rajonin Kaliningrad dhe do të
transferojë atë në Gjermani. Bjellorusia do të zhduket si një shtet
dhe të bëhet provincë e Rusisë. Rusia
gjithashtu do të rrëmbejë pjesët
lindore të Letonisë, Estonisë dhe
Ukraina(duke përfshirë edhe jugun
Ukrainen dhe Krime). Ndryshime të mëdha do t'i nënshtrohen në Kaukaz,
sepse Rusia nuk ka gjasa të jetë në
gjendje për të mbajtur Ceçeninë dhe
Dagestanin. Kufijtë e rinj do të nxirren
me metoda staliniste ndoshta përgjatë
lumit Terek me prerjet e rajoneve të populluara malore larg nga Rusia.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 KanaliSHQIP. Powered by Blogger.
 
Mundesuar nga: KanaliSHQIP | |
Te gjitha te drejtat jane te rezervuara © 2013. KanaliSHQIP -